Pas trajnerit- lojtar Ervin Berdica nga Vllaznia është larguar një tjetër basketbollist. Bëhet fjalë për dymetroshin Herion Faslija i cili ka lënë kuqeblutë dhe i është bashkuar një ekipi tjetër.

Pikërisht tek “Goga Basket” që për koinçidencë është kundërshtari i parë i ekipit shkodran në kampionatin e ri.

Kjo do të thotë se ky lojtar që luan në pozicionin qendër do të luajë të dielën pasdite në “Qazim Dervishi” ndaj Vllaznisë.

Nuk bëhet e ditur se cila është arsyeja e largimit të tij nga Shkodra, ajo financiare apo ndonjë problem tjetër, por mbetet fakti se ekipi kuqeblu ka humbur një lojtar cilësor.

Se ku do të shkojë ai me këto largime, kjo mbetet për t’u parë. Keto largime e kane dobesuar shume ekipin dhe me shume te ngjare qe ai do ta kete shume te veshtire dhe ndoshta te pamundur renditjen ne katershen e ekipeve me te mira te kampionatit.
© shkodrasport.com