Andrea Efremov është largimi i radhës nga Vllaznia, të paktën sipas asaj që shkruajnë mediat nga Maqedonia e Veriut.

Portieri 27-vjeçar ka vendosur të largohet nga Vllaznia dhe do të vazhdojë karrierën te skuadra e Vardarit në kampionatin maqedonas.

Sipas “sportmedia.mk”, marrëveshja mes palëve është arritur dhe shumë shpejt pritet të vijë zyrtarizimi i Efremov si lojtari më i ri i Vardarit. Kujtojmë se nga Vllaznia është larguar edhe portieri tjetër, Alen Sherri i cili ka kaluar te Laçi dhe do të vazhdojë karrierën me skuadrën kurbinase.

Vardari e mbylli sezonin e kaluar si kryesues, me kampionatin që u pezullua që në javën e 23-të, për shkak të shpërthimit të Koronavirusit në Maqedoninë e Veriut./panorama-sport/