Shqipëria U-21 do të luajë sot pëballë Sllovakisë, në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Por fati duket se nuk ka qenë me trajnerin Alban Bushi, i cili ka humbur një tjetër titullar. Pas Gentian Selmanit, tashmë është radha e mesfushorit Ardit Krymi, i cili ka ndjerë dhimbje dhe nuk mund të luajë.

Vendin e tij do ta zërë mesfushori i Laçit, Sherif Kallaku, i cili ishte planifikuar të lihej në stol për këtë ndeshje.

Në ndeshjen me Sllovakinë, tekniku Bushi duhet të provojë të rinj në formacion, pasi vetëm pak ditë më parë trajneri i Kombëtares, Panuçi, i mori dy futbollistë kryesorë, Abazajn dhe Ramadanin./vipsport/

Formacioni pritet të jetë ky 4-2-3-1

Në portë: Sherri

Në mbrojtje: Ceka, Toli, Tafa, Maloku

Në mesfushë: Bare, Ndoj, Kallaku

Në sulm: Çekiçi, Bare, Manaj.