Dëmtimet e disa prej lojtarëve të Vllaznisë nuk janë i vetmi shqetësim për stafin e ri teknik të kësaj skuadre.

Për ndeshjen e së shtunës ndaj Kukësit që do të luhet ditën e shtunë në orën 16.00 në stadiumin “Loro Boriçi””, ata do të kenë edhe një tjetër mungesë.

Madje kjo është e sigurtë. Bëhet fjalë për mesfushorin Erjon Vucaj. Në ndeshjen ndaj Partizanit ai është ndëshkuar me karton të verdhë i cili ka qenë i katërti për të dhe për këtë arsye, këtë javë është i skualifikuar.

Mungesa e mundshme e tij por edhe e Orelesit apo dhe Bardullës, do të krijonte njëfarë problemi për qendrën e mesfushës megjithatë trajneri Kraja nuk ka dëshirë të merret me emrat.

Ai e ka përmendur se në dispozicion, bashkë me futbollistët e ekipit B, ka plot 50 lojtarë dhe ndërtimi i formacionit nuk do jetë shumë problem.

Të jetë vërtetë kështu? Duhet të presim deri të shtunën.
© shkodrasport.com