Një vend mes katër më të mirëve që do e kualifikonte në Champions League është largua akoma më shumë pas disfatës 2-1 të Arsenal ndaj Bournemouth. Ishte një pasdite e trazuar me thashethemet e largimit të Sanchez, dhe mungesa e Ozil gjithashtu ndikoi në paraqitjen e Topçinjve, me Bournemouth që u zgjua vetëm pasi pësoi golin duke u kundërpërgjigjur me dy gola të shpejtë.Ishte skuadra udhëtuese ajo që e nisi ndeshjen mirë megjithëse pa lojtarë si Sanchez dhe Ozil. I riu Maitland-Niles godet shtyllën në mundësinë e parë për gol.

Topçinjtë insistojnë duke mos lejuar kundërshtarët të tregoheshin të rrezikshëm në zonën e tyre dhe pas disa mundësive të mira me Welbeck dhe Mustafi, ishte Hector Bellerin ai që zhbllokoi rezultatin me një gol prej sulmuesi pas pushimit.

Mbrojtësi i djathtë tregon shpejtësinë e tij marramendëse dhe një qetësi të një lojtari të madh për të shënuar. Goli i spanjollit shërbeu si një këmbanë alarmi për vendasit që filluan të luanin futboll pas golit duke mos pasur më presion. Dhe si pasojë erdhën dy gola të shpejtë me protagonist Callum Wilson.I pari ishte i sulmuesit kryesor të Bournemouth ndërsa i dyti përgatitet nga ai dhe shënohet nga Jordon Ibe. Arsenal mundohet të reagojë por pa sukses, një tjetër humbje për djemtë e Wengere gjashta në kampionat, e cila e lë në vend të gjashtë, plot pesë pikë larg Tottenham dhe Liverpool që luftojnë për vendin e fundit që të kualifikon në Champions./telesport/