Basania po behet gati per startin dhe debutimin e saj ne kampionatin e kategorise se dyte. Diten e shtune ajo do te luaje ndeshjen e pare ne stadiumin e qytetit te Vores ndaj Adriatikut. Skuadra ka kohe qe pergatitet per kete start dhe tashme ka ardhur momenti per te treguar vlerat e saj ne fushen e lojes.

Por nderkohe prej pak ditesh ne dispozicion te trajnerit Haris Lika eshte edhe nje tjeter futbollist. Behet fjale per mesfushorin Rigers Xhahysa. 23 vjeçari i cili sezonin e kaluar ka qene pjese e Terbunit te Pukes, ne sezonin e ri ka zgjedhur te luaje per Basanian.

Kjo do te thote se tashme ka nje mesfushor me teper ne organiken e kesaj skuadre dhe njekohesisht kjo ia ka shtuar “dhembjet e kokes” trajnerit pikerisht ne prag te startit te kampionatit.

Megjithate me mire qe eshte keshtu sepse gara do te jete e gjate dhe njekohesisht e forte dhe me shume te papritura. Xhahysa do te mundohet qe te gjitha aftesite e tij t’i vere ne dispozicion te kesaj skuadre ne menyre qe ajo te arrije objektivat e saj.

Kujtojme qe ai eshte formuar si futbollist tek Akademia Vllaznia, me pas ka luajtur me ekipin U21 te kuqebluve, per te kaluar tek Burreli, Murlani, Ada dhe sezonin e kaluar tek Terbuni, ndersa tashme eshte Basania destinacioni i tij i ri./www.shkodrasport.com/