Sa i përket merkatos, Kukësi ka kryer edhe një tjetër përforcim, ku me skuadrën është bashkuar edhe ish-mbrojtësi i skuadrës së Laçit, Nikolin Duka.
Mbrojtësi i djathtë ka arritur marrëveshjen me Kukësin, ku edhe luajti si titullar në miqësoren me Burrelin dhe pritet të zyrtarizohet si futbollisti më i ri verilindorëve.
Ai luajti në 14 takime me kurbinasit sezonin e kaluar, ndërkohë që më herët ka mbrojtur edhe ngjyrat e skuadrës së Korabit dhe Devollit në Kategorinë e Parë.
Ne kete menyre, Kukesi e ka plotesuar edhe me shume organiken e tij me lojtare, pikerisht para ndeshjes se pare te kampionatit, asaj me Vllaznine qe do te luaje javen e ardhshme ne Shkoder.