Kur u mendua se situata me demtimet po shkonte drejt permiresimit, te Vllaznia eshte shfaqur nje tjeter problem. Nje prej titullareve te skuadres eshte demtuar dhe si rrjedhoje do te duhet te qendroje 3-4 jave pushim.
E kemi fjalen per mesfushorin Ardit Deliu. Siç kemi bere te ditur, ai u demtua ne miqesoren e se premtes ndaj Otrant dhe u detyrua te largohet nga fusha e lojes ne minuten e 20-te. Vete trajneri Brdariç u shpreh se duhej pritur ekzaminimet dhe konsulta me stafin mjekesor, i cili ne fakt ka ardhur dhe nuk eshte aspak i mire.
Gazeta “Shkodra Sport” meson se Deliu ka pesuar nje plasje te kockes se njerit prej gishtave te kembes dhe si rrjedhoje do t’i duhet te qendroje per nje periudhe 3 apo 4 javore jashte skuadres.
Nje mungese e tille shton edhe me shume hallet per stafin teknik sepse siç dihet, te demtuar vazhdojne te jene Gruda, Kahrimanoviç, Çoba dhe po ashtu edhe Stojanoviç. Te peste keto futbolliste do te jene te pamundur per te luajtur ndaj Egnatias, shto ketu edhe Dodajn qe eshte i ndeshkuar me karton te kuq./www.shkodrasport.com/