Problemet tek Vllaznia vazhdojnë. Përveç humbjes në ndeshjen e djeshme ndaj Laçit dhe pezullimit me kartona të Malotës për takimin me Flamurtarin, ka edhe një shqetësim tjerër.

Atë të mungesës së një ambjenti të përshtatshëm për stërvitje. Ekipi i Vllaznisë që prej të shtunës së kaluar, nuk e ka prekur fushën e stërvitjes.

Ato ose janë stërvitur në palestër ose në kalçeto dhe kjo ka krijuar njëfarë tensioni edhe tek futbollistët që nuk janë mësuar me një situatë të tillë.

Edhe ditën e sotme kuqeblutë janë stërvitur në palestër sepse fusha “Reshit Rusi” vazhdon të jetë e papërshtatshme për shkak të borës që e ka pushtuar atë.

Trajneri Gjoka padyshim që nuk ndjehet mirë me një situatë të tillë sepse i duhet ta përgatisë skuadrën për sfidën e ardhshme me Flamurtarin e cila duhet fituar patjetër por në fakt, pragndeshja nuk është ashtu si duhet në të gjitha aspektet.
© shkodrasport.com