Manuel Pelegrini nuk është më trajneri i skuadrës londineze të Uest Hemit.

 

pelegrini

Humbja e sotme në shtëpi ndaj Leistërit, duket se mbushi “kupën” dhe klubi ka marrë vendimin e menjëhreshëm për të shkarkuar teknikun.

Skuadra e Uest Hemit ndodhet në vendin e 17, vetëm një pikë larg zonës së ftohtë, çka solli largimin e trajnerit kilian nga stoli i skuadrës.

Tashmë mbetet të shihet se cili do të jetë pasardhësi i tij, në një periudhë shumë të ngarkuar në Angli, pasi luhet çdo tre ditë.