Mbreme ka luajtur te 17-ten ndeshje me kombetaren kuqezi dhe ajo çka u verejt ne 90 minutat e saj, eshte klasi gjithnje e ne rritje i ketij futbollisti vetem 21 vjeçar. E kemi fjalen per Mario Mitaj qe edhe ndaj Ukraines ka bere nje ndeshje perfekte.
Madje kete here e pame duke bere mire jo vetem detyrat mbrojtese, por te shkoje ne fundore, te dribloje dhe te pasoje per shoket e tjere te ekipit. E beri ne pjesen e pare kur dribloi 3-4 lojtare dhe pasoi per Laçin qe gjuajti por topi per fat te keq nuk perfundoi ne rrjete.
E beri edhe ne aksionin e golit te dyte te kombetares tone, me ate top pas shpine se mbrojtes ukrainase per Manajn, i cili me pas e pasoi tek Asani qe nuk gaboi duke finalizuar me sukses.
Mario Mitaj nga ndeshja ne ndeshje po rritet çdo here e me shume dhe kjo e ben ate jo vetem te pazevendesushem ne formacion, por edhe pike referimi e lojes se kuqezinjve me daljet e tij te shpeshta ne krahun e majte. Nje mbrojtes modern, aq sa shumekush e konsideron ate mbrojtesin e majte me te mire qe ka patur ndonjehere kombetarja shqiptare.
Jo me kot edhe skuadra e njohur arabe Al-Ittihad pagoi nje shume te konsiderueshme pak dite me pare per ta marre ne rradhet e saj. Madje klubi arab mbreme pas fitores ndaj Ukraines nuk ka munguar ta uroje Mitajn ne faqen zyrtare te tij per suksesin e arritur./www.shkodrasport.com