Per karateisten me origjine nga Lezha, Mikela Skandaj vjen nje tjeter sukses ne garat e zhvilluara ne Verona te Italise. Ajo ka bere nje paraqitje shume te mire teksa ka konkurruar ne dy stile te ndryshme, individuale, kata e kumite.
Po ashtu, ajo arriti te triumfoje edhe me skuadren duke arritur te triumfoje ndaj bashkemoshatareve te saj dhe ne kete menyre arriti te dale nga ky turne me tre medalje te arta te arta.
Ky eshte nje tregues se pavaresisht rritjes ne moshe, Mikela Skandaj ka nje te ardhme te sigurte ne kete sport dhe jo me kot nuk i kane munguar asnjehere sukseset, madje edhe ne arenen nderkombetare.
Nderkohe te dielen e kaluar ajo ka qene ne trajnim me trajneret e kombetares italiane ne Rovigo ku beri nje paraqitje te shkelqyer dhe morì pergezimet e tyre qe tashme kerkojne ta afrojne prane tyre duke e ditur mire qe eshte nje medaliste e shkelqyer.
Natyrisht qe kemi te bejme me nje sportiste shume cilesore e cila ka nderuar edhe Italine ne arenen nderkombetare teksa vitin e kaluar u shpall nenkampione Europe dhe padyshim qe dhe kete vit synon te jete ne zonen e medaljeve.
Gjergj KOLA