Karateistja lezhjane Mikela Skandaj vazhdon te beje performance te mire dhe te dominoje ne kete sport, ne vendin fqinj ku jeton e stervitet prej vitesh. Keshtu ka ndodhur edhe ne garat e djeshme qe kane qene eliminatore per Kampionatin Italian ne Zonen e Veriut te saj.
Keto gara jane zhvilluar ne Mantova dhe Mikela ka konkuruar ne dy stile te ndryshme, kata e kumite, ne peshen deri 55 kg dhe arriti te triumfonte perseri duke fituar dy medalje te arta. Ne keto gara moren pjese rreth 300 sportiste nga e gjithe Italia e Veriut.
Mikela ka krijuar nje mentalitet fituesit qe nuk I le asgje rastesise dhe stervitet nga tre ore çdo dite, perfshi ketu edhe diten e djele. Fale kesaj pune sistematike vijojne edhe sukseset e saj.
Kujtojme qe kjo sportiste gjate vitit te kaluar arriti te shpallet kampione e Italise dhe po ashtu, nenkampione e Europes. Kuptohet qe kete vit sportistja me origjine nga Lezha ka synime edhe me ambicioze dhe objektiva te qarta se ku deshiron te arrije./SHKODRA-SPORT.COM/