Tjeter sukses per karateisten lezhjane Mikela Skandaj ne Itali. Ajo ka zene nje tjeter vend te pare duke e çuar ne 44 numrin e medaljeve te fituara ne karrieren e saj te deritanishme, ndonese eshte vetem 13 vjeçe.

Suksesi i rradhes per te eshte rregjistruar diten e djeshme ne “Open di Karate”, organizuar ne Verona, me pjesmarrjen e 300 atleteve nga disa qytete te Italise. Ajo ka konkurruar ne disiplinat kata e kumite individuale si dhe me skuadren e saj.

Mikela ka treguar edhe njehere tjeter klasin e saj te larte duke dominuar mbi kundershtaret dhe duke zene vendin e pare. Madje duke ia njohur aftesite e saj, trajneri e ka vendosur te konkurroje perballe 15 vjeçareve, ne nje tjeter gare jashte programit.

Kjo sepse mund t’i sherbeje ne pergatitjet e saj per Kampionatin Boteror qe do te zhvillohet ne Skoci. Dhe si rrjedhoje edhe me kete grupmoshe me te madhe, Mikela Skandaj ia ka dale serish te triumfoje duke marre nje tjeter medalje dhe duke e çuar ne 44 numrin e tyre ne karrieren e deritanishme.
Gjergj KOLA