Qyteti i Sarandës ka pritur këto ditë aktivitetin kombëtar të notit, një maratonë tradicionale vitet e fundit. Në rreth 100-notarë pjesëmarrës në këtë maratonë, 40-prej tyre kanë qenë veteranë të notit dhe 60-sportistë notarë të moshës 8 deri në 14-vjeç, duke përcjellur kështu edhe këtë traditë të mirë nëpër breza.
Pjesë e këtyre garave ishte edhe ekipi i Vllaznisë, i drejtuar nga trajneri i njohur, Kolë Shiroka. Ashtu edhe si në garat e tjera të mëparshme, notarja e talentuar shkodrane, Viki Tafrruku ka bërë një paraqitje shumë të mirë, duke bërë kjo maratonë të shënojë një tjetër sukses të rradhës në aktivitetet kombëtare për ekipin e Vllaznisë.
Talentja shkodrane, Viki Tafrruku rrëmbeu vendin e parë në kategorinë e moshave 10 deri në 12-vjeç. Viki, 11-vjeçe arriti të fitonte ndaj kundërshtareve më të rritura dhe më me eksperiencë, duke treguar edhe njëherë potencialin e madh që ka në sportin e notit.
Tafrruku, me të dhënat që ka pritet që shumë shpejt të jetë një nga notaret më të mira të Shqipërisë, teksa me interes të madh mbetet për t’u parë e ardhmja e saj.
Maringlen ZHIVANI