Pas Klevis Koçekut, nje tjeter mundes i Vllaznise ka zene vendin e pare ne garat kombetare duke treguar vlera. Behet fjale per Alban Sykajn i cili u shpall fitues i Kupes se Shqiperise per grupmoshen U15. Ai ka konkurruar ne peshen 68 kg ku beri paraqitje shume te mira.

Garat e Kupës se Shqipërisë per U15-U17 u zhvillua në Sallën e Sportit “Farie Hoti” te kryeqytetit dhe ne te moren pjese mundesit e te gjithe ekipeve te vendit, duke krijuar edhe nje konkurrence te madhe ne te gjitha peshat respektive.

Nga ekipi i Vllaznise figuren me te mire e ka bere Alban Sykaj i cili i sfidoi te gjithe rivalet e peshes 68 kg duke zene vendin e pare, por njekohesisht ne fund te aktivitetit u vleresua edhe me kupen e mundesit me te mire. Kjo padyshim qe eshte nje tjeter arritje per kete sportist qe eshte ne hapat e pare te karrieres se tij.

Ne garat e Kupes se Shqiperise per Vllaznine ka konkurruar edhe sportisti tjeter Enes Anza. Ai ka marre pjese ne peshen 75 kg, po ashtu ka konkurruar ne grupmoshen U15 dhe sigurisht qe edhe vendi i dyte eshte nje sukses per te.

Keto rezultate sigurisht qe jane nje sukses per ekipin e Vllaznise i drejtuar nga trajneri Altin Anza i cili qe ne momentin e marrjes se kesaj detyre, ka arritur jo pak suksese por me siguri qe ky eshte vetem fillimi sepse edhe shume te tjere do te vijne ne vijim./www.shkodrasport.com/