Basania ka marre nje tjeter fitore ne kampionat, madje sot ne shifra te thella 7-3 ndaj ekipit te Kinostudios. Ky ka qene verdikti i takimit te luajtur pasditen e sotme ne fushen sportive te Bushatit. Me kete trepikesh, ajo eshte ngjitur ne kuoten e 16 pikeve duke barazuar Prestige me pike ne krye te renditjes, por ky i fundit ka nje ndeshje me pak te luajtur.
Takimi i sotem ka qene pergjithesisht i lehte per skuadren e drejtuar nga trajneri Fatjon Hasanaj sepse eshte luajtur ndaj nje ekip modest, me lojtare ne moshe te re.
Ka qene sulmuesi Pedro Soumah qe ka shenuar dy gola njeri pas tjetrit per vendasit, nderkohe qe Saraçi shenoi nje gol shume te bukur per miqte duke ngushtuar shifrat. Po ne pjesen e pare do te kishte vend edhe per dy gola te tjere te Basanias, fillimisht me Pedro Soumah qe shenoi edhe golin e trete personal dhe me pas edhe me Milen.
Pjesa e pare ne kete menyre u mbyll me rezultatin 4-1 ne favor te saj. Ne te dyten do te ishte Kinostudio qe ngushtonte shifrat ne 4-2 pas nje goli te shenuar me 11-metersh nga Bajraktari, por me pas Basania do te shenonte edhe tre gola te tjere.
I pesti mban firmen e Taulant Nikshiqit, i gjashti ka per autor Mario Kolen me nje gjuajtje nga jashte zones, ndersa i shtati eshte shenuar nga futbollisti Flori Leka. Nderkohe Albert Mila mund te kishte shenuar edhe te tetin me 11-metersh, por e ka humbur ate.
Ne fund nderohe Bulku do te shenonte golin e trete per Kinostudion dhe ne kete menyre i gjithe takimi do te mbyllej me rezultatin e thelle 7-3 ne favor te Basanias qe vazhdon rrugetimin e saj drejt kategorise se dyte./www.shkodrasport.com/