Futbolli është përsëri në zi. Është rasti i disajtë, brenda pak kohe që një futbollist ndërron jetë në të njëjtën mënyrë. Rasti më i njohur ishte ai i kapitenit të Fiorentinës, Davide Astori, dhe më pas një futbollist në Francë.

Kësaj here bëhet fjalë për kapitenin 18-vjeçar të ekipit të të rinjve të Mansfield Toën.Emri i tij është Rajan Evans.

Klubi angelz ka lajmëruar vdekjen e tij. “ Jemi të pikëlluar për këtë lajm. Mendimet tona shkojnë për familjen e Rajan.

Ai ishte një lojtar dhe lidër fantastic, gjithmonë i gashëm për të mësuar dhe kishte një entuziazt të pashoq” shkruhet në reagimin e klubit.

Dyshimet janë se Evans mund të ketë patur një problem me zemrën. Ai ka ndërruar jetë në 24 maj, por lajmi u konfirmua më vonë nga klubi. 18 vjeçari ndërroi jetë në gjumë.