Skandal ne Shkoder. Nje person ka tentuar qe te there trajnerin e Vllaznise Ernest Gjoka. Siç raporton “Shkodra News”, ngjarja ka ndodhur ne fushen sportive Reshit Rusi ne Shkoder ne fund te stervitjes.

Nje shtetas me kapuç ne koke i eshte afruar trajnerit dhe ka tentuar qe ta sulmoje dyshohet se me thike.

Trajneri Gjoka e ka kuptuar se personi mund ta sulmonte dhe i eshte shmangur duke shpetuar pa u demtuar.

Policia eshte njoftuar menjehere. Tre shtetas ne afersi te stadiumit Loro Boriçi jane shoqeruar ne polici duke dyshuar se mund te kete dijeni per ngjarjen.

Ky eshte rasti dyte teska edhe njehere tjeter ka patur tentative per ta sulmuar teknikun Gjoka. Policia po heton per ta zbardhur ngjarjen.