Andres Iniesta thuhet se do mungoj 3-4 javë pasi ai mori një lëndim gjatë fitores 1-0 të Barcelonës kundër Atletico Madrid.
Iniesta luajti vetëm 34 minuta të ndeshjes së fundit të së dielës në Camp Nou dhe faqja zyrtare e Barcelonës konfirmoi praninë e “një dëmtimi në këmbën e tij të djathtë”.
Megjithatë, Radio Catalunya pohon se problemi mund të mbajë mesfushorin për një kohë të gjatë.
Nëse është kështu, 33-vjeçari do të humbasë ndeshjet e ardhshme të Barcelonës kundër Malaga, Athletic Bilbao, Sevilla në La Liga, si dhe ndeshjen e dytë të Ligës së Kampionëve me Chelsean dhe miqësoren e Spanjës kundër Gjermanisë dhe Argjentinës në 23 dhe 27 mars.
Ndërkohë, Iniesta do t’i nënshtrohet testeve të hënën për të mësuar shkallën e dëmtimit të tij.