Skuadra e Vllaznisë po kalon një periudhë të mirë, teksa në ndeshjet e fundit ka arritur të marrë disa fitore, madje është larguar dhe nga fundi i tabelës.
Për këtë arsye, deputeti i PSD-së, Tom Doshi, ka vendosur që të dyfishojë premion për shkodranët.
Kështu, nga 5 mijë euro që ai jepte për çdo fitore të Vllaznisë, tashmë ka vendosur që të japë 10 mijë, duke motivuar më shumë ekipit.
Kujtojmë që , deputeti u dha premion lojtarëve edhe në ndeshjen me Partizanin, që përfundoi në barazim, pasi sipas tij ky takim ishte i një rëndësie të veçantë.
Edhe trajneri Gjoka e falenderoi dje publikisht Doshin, pasi ai po ndihmonte shumë skuadrën.