Vetëm pesë gola me fanellën e Flamur tarit në dy fazat e para, por Tomislav Bushiç vazhdon të jetë në shënjestër të skuadrave kryesore të kampionatit shqiptar. Qendërsulmuesi kroat, i cili mban edhe shiritin e kapitenit tek ekipi vlonjat, ka pasur një interesim konkret ditët e fundit nga klubet e Partizanit dhe Tiranës.
“Panorama Sport” mëson se përfaqësues të dy skuadrave kanë vlerësuar situatën e shtatlartit në Vlorë, duke u interesuar për kontratën që ka dhe për më tepër dëshirën për të luajtur me kryeqytetaset.
Mirëpo, për të kaluar te gjërat konkrete nuk është aq e thjeshtë. Vetë Bushiç pret së pari të mësojë situatën në Vlorë, aty ku klubi ende nuk ka bërë shlyerjen e pagesave, ndërsa kapiteni ka vendosur ultimatum se nëse çështja nuk zgjidhet deri më 31 dhjetor, atëherë do t’i drejtohet FIFA-s.
Kujtojme se Bushiç per here te pare kur erdhi ne Shqiperi, ka luajtur nje sezon me Vllaznine ku ra ne sy per performancen e mire dhe 13 golat qe shenoi. Me pas kaloi tek Tirana, para se te perfundonte tek Flamurtari, skuader me te cilen luan prej disa sezonesh por duket se tashme i ka ardhur fundi edhe aventures me te.