Numri i futbollisteve shkodrane qe luajne neper Shqiperi rritet. Nga dita e sotme nje tjeter futbollist i bashkohet ekipit te Tomorit te Beratit.
Behet fjale per sulmuesin Elhan Galica i cili ne fazen e pare te kampionatit ka qene pjese e Ades dhe ka spikatur me lojen dhe golat e tij. Kalimi tek beratasit behet i ditur nga vete klubi permes faqes se tij zyrtare.
“Klubi njofton arritjen e marrëveshjes me sulmuesin shkodran Elhan Galica. Sulmuesi, i cili gjatë këtij sezoni ishte pjesë e Adës së Velipojës, ka firmosur një kontratë deri në përfundim të sezonit me të drejtë rinovimi edhe për një vit.
Elhan Galica është një nga futbollistët që ka dhënë shumë për fanellën e Tomorit dhe për këtë meriton respekt maksimal. Futboll Klub Tomori nuk kursehet t’ia kthej dyfish respektin personazheve që ia pasurojnë imazhin”, shkruhet në faqen zyrtare të Tomorit në “Facebook”.
Galica nuk do te jete i vetmi shkodran tek Tomori sepse aty do te gjeje edhe mbrojtesin Beci dhe mesfushorin Dyca te cilet jane pjese e kesaj skuadre qe ne fillim te sezonit.
© shkodrasport.com