Federata Shqiptare e Futbollit ka përcaktuar datat dhe oraret e zhvillimit të ndeshjeve të rradhës për javën e ardhshme të kampionatit të Superligës, madje janë caktuar për katër javët e ardhshme. Kështu, ndeshja Tomori- Vllaznia e vlefshme për javën e shtatë, do të luhet të dielën e ardhshme, më datë 21 tetor në orën 14.00 në stadiumin e qytetit të Beratit. Ndeshja tjetër, ajo për javën e tetë me Shkumbinin, do të luhet po të dielën, më datë 28 tetor, këtë herë në orën 17.00, pra nën dritat e projektorëve të stadiumit “Loro Boriçi”. Për javën e nëntë, Vllaznia do të luajë ndaj Teutës, po të dielën e datës 4 nëntor, në orën 17.00 sërish nën dritat e projektorëve, këtë herë të “Niko Dovanës”. Ndërsa ndeshja e javës së 11-të, ajo Vllaznia- Tirana do të luhet ditën e shtunë të datës 10 nëntor në orën 17.00 në “Loro Boriçi”. Duket qartë se tashmë skuadra shkodrane duhet të bëhet gati të luajë me projektorë dhe nuk është çudi që edhe futbollistët e saj t’i zhvillojnë edhe nën dritat e projektorëve, për t’u ambjentuar me këtë gjë.
www.shkodrasport.com