Toni Kroos do të varë këpucët në gozhtë në fund të këtij sezonit. Më saktësisht pas Euro 2024, mesfushori gjerman do të pensionohet, duke i dhënë fund kështu një karrierë mjaft të suksesshme si futbollist.

Legjenda madrilene e ka bërë të ditur vendimin e tij për tu tërhequr nga futbolli në rrjetet sociale, ku falenderon të gjithë tifozët e Real Madrid për mikptirtjen. Ndër të tjera ai theksoi se gjithmon ka dashur të mbyllë karrierën në kulmin e saj dhe tashmë do të ndodhë siç e ka “ëndërruar” gjithmonë.

34-vjeçari nuk lë pa përmendur edhe finalen e Champions League, ku shpreson shumë ta mbyllë këtë aventurë me trofe. Pikërisht finalja e këtij kompeticioni ndaj Dortmund do të jetë “kërcimi” i fundit i gjermanit te madrilenët.

“17 korrik 2014 – dita e prezantimit tim në Real Madrid, dita që ndryshoi jetën time. Jetën time si futbollist – por veçanërisht si person. Ishte fillimi i një kapitulli të ri në klubin më të madh në botë. Pas 10 vitesh, në fund të sezonit ky kapitull merr fund. Nuk do ta harroj kurrë kohën e suksesshme!

Do të doja të falënderoja veçanërisht të gjithë ata që më pritën me zemër të hapur dhe më besuan. Por veçanërisht dua t’ju falënderoj, të dashur Madridistë, për dashurinë tuaj nga dita e parë deri në të fundit.

Në të njëjtën kohë ky vendim do të thotë që karriera ime si futbollist aktiv do të përfundojë këtë verë pas kampionatit evropian.

Jam i lumtur dhe krenar që në mendjen time gjeta kohën e duhur për vendimin tim dhe që mund ta zgjidhja vetë. Ambicia ime ishte gjithmonë të përfundoja karrierën time në kulmin e nivelit tim të performancës. Tani e tutje ka vetëm një mendim kryesor: a por la 15!!! HALA MADRID Y NADA MAS!”, shkroi Kroos./newsport/