Ka mbi 37 vite qe jeton ne Korçen e bukur por Tonin Frrokut, gazetarit te njohur shqiptar, zemra i “rreh” vetem per Shkodren. Lidhjet me kete qytet dhe me sportin e tij i ka shume te ngushta dhe ne shkrimet, komentet apo analizat e tij Vllaznia ze gjithmone vend.

Tonini sot ka festuar ditelindjen, pikerisht 61 vjetorin e lindjes dhe padyshim qe gazeta “Shkodra Sport” nuk mund te mungonte me urimin e saj edhe per 100 vite te tjera te lumtura!

Ka lindur me 17 korrik 1959 ne Shkoder dhe ne rinine e tij do te merrej me sportin e mundjes, por me pas preferon te beje rolin e gazetarit sportiv dhe do te punonte per disa vite tek Radio Shkodra por edhe ne organet e tjera mediatike.

Me pas spostohet ne Korçe, aty ku ka krijuar familjen e tij te re dhe ku vazhdon te jetoje edhe sot e kesaj dite, por pa hequr dore asnjehere nga pasioni i tij i madh, gazetaria. Pas mbylljes se gazetes “Sport Ekspres”, bashkepunon me disa televizione lokale e po ashtu edhe me RTSH Korça, por sakaq eshte i angazhuar edhe si gazetar kronike me televizione kombetare teksa e ben me shume pasion punen e gazetarit.

Tonin Frroku eshte nje vlere e Shkodres dhe kete e tregon me se miri kur flet gjuhe “shkodranshe” te kthjellet e te paster. Nderkohe nuk ka ekip sportiv te Vllaznise e te Shkodres qe udheton drejt Korçes per te luajtur qe nuk pritet e percillet prej tij me respektin maksimal. Ky eshte shembulli i shkodranit te mire qe eshte i shkelqyer edhe si gazetar prej gati 4 dekadash.