Kur mbeten edhe pak ditë për të mësuar se kush do të jetë futbollisti që do të fitojë trofeun më prestigjioz për futbollistë, “Topin e Artë”, kanë dalë disa detaje nga ceremonia madhështore që do të mbahet. “France Football” ka menduar një vend mjaft interesant për t’i dorëzuar fituesit çmimin, që sipas të gjitha gjasave do t’i takoj Cristiano Ronaldos. Vendi do të jetë Kulla Eifel, simboli i Parisit dhe Europës. Ceremonia do të nisë ditën e enjte në orën 19:45.
© shkodrasport.com