Gjithçka është gati, sonte në mbrëmje, në orën 20:00 në Paris në “Théâtre du Châtelet” do të zhvillohet ceremonia e “Topit të Artë” për vitin 2024, çmimi që kurorëzon lojtarin më të mirë të vitit.
Çmimi i dhënë nga “France Football” është ëndrra e çdo futbollisti, ndërsa në edicionin e kaluar ishte Messi ai që fitoi, pasi siguroi suksesin në Botërorin 2022 në Katar me Argjentinën.
Me këtë rast, favorit i madh për suksesin është Vinicius Junior, pasi fitoi Champions League dhe La Ligan me Realin e Madridit, duke luajtur një rol themelor.
Në rast se kishte ndonjë dyshim, në javën para dorëzimit të trofeut ai shënoi një trigolësh kundër Dortmundit që sugjeron se braziliani do të jetë ai i zgjedhuri për të hënën në mbrëmje.
Kandidatë të tjerë potencialë që mund ta rrezikojnë atë janë Bellingham (Real Madrid), Rodri (Manchester City) ose Carvajal (Real Madrid).