Janë zbuluar 10 emrat e parë nga 30 kandidatët për “Topin e Artë”, ndryshe nga sa ka ndodhur më parë.
Faqja zyrtare e “Topit të Artë” në “Twitter” ka publikuar me video emrat e futbollisteve, teksa njofton se lista do të plotësohet në orët në vazhdim.
I pari që është publikuar ka qenë sulmuesi Serxho Aguero i Mançester Sitit, për të vijuar më pas me portierin Alison dhe Bejlin e Realit.
LISTA:
1. Aguero, Mançester Siti
2. Alison, Liverpul
3 . Bejl, Real Madrid
4 . Benzema, Real Madrid
5 . Kavani, PSG
6. Kurtua, Real Madrid
7. Ronaldo, Juventus
8. De Bryjne, Mançester Siti
9. Firminjo, Liverpul
10. Godin, Atletiko Madrid