Vllaznia për hir të së vërtetës është skuadra që ka në përbërje lojtarë vendas më shumë se çdo ekip tjetër që militon në elitën e futbollit shqiptar. Nuk kanë munguar shkodranët në Superiore, por edhe jashtë kufijve të Shqipërisë janë të shumtë, përmendim Salihin në Austri që po çmend vendin me gola dhe Balaj në Rusi.
Edhe në Itali është Hysaj, që ka një vlerë të konsiderueshme në treg, ndërsa ka të tjerë shkodranë që po bien në sy dita-ditës për aftësitë që shfaqin në fushën e lojës. Këtu po përmendim sulmuesin e Çervo, Selajd Hoti. Ky i fundit është vetëm 17-vjeç dhe siç raportojne mediat italiane, te cilave u referohet portali eduasportin.com, për të aktualisht po shfaqin interes Torino dhe Genoa. Lojtari në fjalë është provuar te Virtus Entela, por menaxheri i tij Daniele Mura pret që gjithçka të qartësohet. Së fundmi mediat italiane po i kushtojnë shumë rëndësi Shkodrës, ku Roma tashmë ka vënë në “shënjestër” portierin e Vllaznisë, Alen Sherri.
© shkodrasport.com