Totenhemi duhet të shkonte në një finale të Ligës së Kampionëve, që të zgjohej dhe të shihte opsionet, që jep merkatoja.
Siç raporton “Calciomercato”, që iu referohet mediave spanjolle, Totenhemi ka pyetur te Reali, për spanjollin Markos Asensio.
Madrilenët kanë kthyer vetëm një përgjigje duke i kujtuar çmimin e klauzolës se tij, e cila shkon në 700 milionë euro.
Është vetëm një interesim nga ana e Totenhemit, që nuk pritet ta çojë më tutje dhe flitet se do ta lërë me kaq.
E sigurt është se skuadra londineze do të tentoj të bëjë një merkato të mirë, pasi ka një vit kalendarik, që nuk ka blerë asnjë lojtar.