Ish-futbollisti legjendar i Romës, Francesco Totti, ka analizuar kampionatin italian deri më tani. Totti foli për ndeshjen Roma-Inter, si dhe për sezonin e deritanishëm të Juventusit dhe Interit.
ROMA–INTER – “Ka qenë një ndeshje shumë e bukur, Roma ka luajtur hapur dhe u ka marrë një pikë kryesuesve. Kam thënë gjithmonë se Inter, Juve dhe Napoli janë një shkallë më lart se Roma”.
JUVENTUSI – “Mendoj se Champions League është objektivi kryesor për Juven pas titujve të shumtë të fituar gjatë këtyre viteve në kampionat. Mendoj se Interi do t’i vërë në vështirësi këtë vit, është një skuadër që nuk dorëzohet me një trajner të madh”.
CONTE – “Ai mund të bëjë mirë dhe të luftojë deri në fund me Juventusin. Është një trajner që motivon ekipin dhe klubin”./abcnews/