Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak orë më parë, ku një kamion ka përplasurur autobusin me të cilin po udhëtonte skuadra kanadeze e Hockey-t për të rinj.

Skuadra e “The Humboldt Broncos” ishin duke udhëtuar normalisht në autostradë në veri të Tisdale, në provincën e Saskatchewan, vend në të cilin ka ndodhur dhe ngjarja e rëndë.

Nga raportimet e fundit që ka bërë policia kanadeze, rezulton që të kenë humbur jetën 14 persona, nga thuajse 30 që ndodheshin në autobus.

Lajmi e rëndë e ka konfirmuar edhe kryeministri, Justin Trudeau i cili nëpërmjet një postimi në Twitter, shkruan: “Nuk mund ta imagjinoj se çfarë po alojnë këta prindër”.