Tragjedi në Brazil. Sulmuesi i ri i Remos (një skuadër që mer pjesë në nivelin e tretë të futbollit në Brazil), Ricardo Emanuel Alcantara Paiva, i njohur si Ricardinho, vdi.q pasi u qëlluam me armë zjarri në Marituba, në shtetin Para.

Lojtari, i cili ishte 22 vjeç, po rikuperohej nga një dëmtim i rëndë i ligamentit të kryqëzuar në gju. Nga të shtënat kanë mbetur të vrarë edhe dy persona të tjerë.

Sipas asaj që raporton shtypi brazilian, disa dëshmitarë kanë parë djemtë të ulur së bashku pas një ndeshje futbolli. Në atë moment grupit iu afrua një makinë e zezë dhe nga brenda u qëlluan me armë zjarri. Viktimat kanë ndërruar jetë menjëherë.