Asi i Boavista-s Edu Ferreira ka ndërruar jetë në ditën e Krishtlindjes, pasi humbi betejën me kancerin në moshën 20-vjeçare. Futbollisti u diagnostikua gjatë nëntorit të kaluar, dhe sëmundja e mposhti të dielën në spitalin Santo Antonio të Portos. Edu filloi stërvitjen me klubin në fillimin e 2016/17, por u detyra të tërhiqej pasi u zbulua tumori në kockën e këmbës. Në fillim të këtij muaji është zbuluar se skuadra portugeze i kishte rinovuar kontratën talentit deri në 2019, dhe kishte vazhduar t’i paguante rrogën.
Por në mënyrë tragjike, klubi konfirmoi vdekjen e tij me anë të një komunikate zyrtare. Aty shkruhej: “Të kuptosh lojën mund të jetë shumë e vështirë, sidomos kur e keqja të troket në derë pasi sapo kemi humbur njeriun tonë.
“Do ta dedikojmë këtë ditë të kujtojmë momentet e mira që kemi kaluar së bashku. “Humbja është e madhe dhe zemrat tona nuk do ta harrojnë kurrë. Sot, parajsës i është shtuar një tjetër yll. U prehsh në paqe, Edu!” Varrimi i tij do të bëhet më 27 dhjetor.