I riu që goditi të dashurën e tij duke i shkaktuar vdekjen dhe që më pas u vetëvra quhet Federico Zini, i cili nesër do të bënte 25 vjeç, luante në skuadrën e futbollit të Tuttocuoio që militonte në kampionatin e Serie D në Itali.
Ai luante prej kohësh në kategorinë e diletantëve në Itali, ndërsa roli i tij ishte sulmues kryesor.
E fejuara e tij, Elisa Amato, 30 vjeçe, jetonte në Prato.
Të dy trupat u gjetën brenda një makinë, në një parkim në zonën e Gargozzi. Nga ajo që mësohet nga burimet hetimore, vrasja ka ndodhur në San Miniato në Pisa.
Mësohet se të dy të rinjtë kanë debatuar fillimisht në shtëpinë e vajzës, në Prato, më pas Zini e ka detyruar atë që të shkojë drejt makinës ku i janë drejtuar rrugës për në San Miniato, ku krimi u konsumua.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat policore dhe ata të mjekësisë ligjore për të analizuar më mirë situatën. /EDS/