Izzy Dezu, 16 vjeç ka ndërruar jetë në Irlandë, pas një problemi shëndetësor që pati gjatë ndeshjes Shelbourne- St Kevin’s Boys.Futbollisti premtues u rrëzua në tokë gjatë ndeshjes dhe pasi mori ndihmën e stafit mjekësor të ekipit të tij, ai u dërgua në spital, ku ndërroi jetë. Izzy Dezu ishte pjesë e akademisë së Shelbourne në Dublin. Në një deklaratë në faqen zyrtare në Twitter, klubi i Shelbourne shkruan: “Me zemër të thyer konfirmojmë lajmin se lojtari ynë i Akademisë U16, Izzy Dezu, u rrëzua dhe vdiq gjatë një ndeshjeje të zhvilluar ditën e djeshme. Mendimet e të gjithëve ne janë me familjen dhe miqtë e tij të cilët janë shkatërruar nga humbja e tij tragjike. U prehtë në paqe”.
Të shumta kanë qenë ngushëllimet për këtë tragjedi në drejtim të familjes së 16-vjeçarit edhe nga klubet e tjera në Irlandë.visport.al