Një ngjarje tragjike, ka prekur ditën e sotme futbollin holandez dhe jo vetëm.
Në një ndeshje për të rinj, ka vdekur një portier 13-vjeçar si shkak i një përplasjeje me një nga sulmuesit kundërshtar.
Menjëherë djaloshit i është dhënë ndihma e parë dhe është shoqëruar për në spital, por nuk ka arritur të mbijetojë, pasi ka pësuar atak kardiak.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Hirenbergut, 120 km larg nga Amsterdami.