Sot, futbolli shqiptar është tronditur, teksa mësohet se Agim Proda ka ndërruar jetë. Newsport.al bën me dije se i ndjeri punonte si vëzhgues i FSHF-së në qytetin e Sarandës. Prej 10-vitesh Proda kryente këtë punë sa herë caktohej nga Federata Shqiptare e Futbollit.
Ai është gjendur i djegur në ashensor. 58-vjeçari dyshohet se mund të jetë vetëdjegur.
Policia bën me dije se ditën e sotme , rreth orës 14:10, Salla Operative Sarandë është njoftuar nga një telefonatë se në lagjen ”Nr.4”, në brëndësi të ashensorit të një pallati ende në ndërtim është gjetur i djegur plotësisht një shtetas.
Shërbimet Policore dhe Grupi Hetimor kanë shkuar menjëherë pranë vendit të ngjarjes dhe kanë konstatuar se në brëndësi (në gropën) e ashensorit gjendet plotësisht i djegur trupi i tij.
Newsport.al mëson se i ndjeri ka qenë vëzhgues për herë të fundit në ndeshjen Delvina-Albpetrol 1-2 në datë 15.11.2017. /NEWSPORT.AL/