Armand Duka do të dalë nesër në konferencë për shtyp. Ky është njoftimi më i fundit që ka bërë Federata Shqiptare e Futbollit përmes një lajmërimi për mediet. Detaje të tjera s’bëhen të ditura, por me gjasë pritet të prezantohet trajneri i ri i Kombëtares sonë.
Emri më i përfolur është Edi Reja, megjithatë kjo do të konfirmohet apo zyrtarizohet vetëm në orët në vazhdim. Ndërkohë më poshtë njihuni me njoftimin e Federatës Shqiptare të Futbollit: “Përshëndetje të gjithëve,
Federata Shqiptare e Futbollit ju fton nesër, e mërkurë, datë 17 Prill 2019, ora 15:00, në një konferencën për shyp me presidentin Duka.
Konferenca do të mbahen në ambientet e FSHF.
Ju mirëpresim!”