Për të siguruar një lojtarë të nivelit të lartë në skuadër, duhet që t’i ofrosh një pagë të majme.

Mirëpo e njëjta gjë ndodhë edhe me pagat e trajnerëve.

Të drejtosh skuadra të kalibrit botëror është një punë mjaft e vështirë, por edhe mjaft fitimprurëse, në botën e futbollit.

Presioni është aq i madh tek trajnerët, saqë ata mund ta shohin vetën të papunë, pas vetëm pak rezultateve negative.

Por, për kohën sa ata qëndrojnë në stol, pagat e tyre janë mjaft të majme. Më poshtë keni të shfaqur dhe trajnerët më të paguar në historinë e futbollit (paga vjetore).

Ernesto Valverde – 19.7 milionë funte

Pep Guardiola – 20.6 milionë funte

Thierry Henry – 21.9 milionë funte

Jose Mourinho – 26.6 milionë funte

Diego Simeone – 35 milionë funte