Në Serinë A, futbollisti më i paguar është Cristiano Ronaldo (Juventus), që me 30 milionë euro në sezon dominon renditjen e këtij kampionati. Gjithsesi, edhe trajneri më i paguar në kampionatin italian të futbollit është një bardhezi, Massimiliano Allegri.
Trajneri i Juventusit paguhet 7.5 milionë euro në sezon, duke lënë pas në këtë renditje Carlo Ancelotti, me 1 milionë më pak. Në podium edhe Luciano Spalletti i Interit, me 4.5 milionë euro. Vetëm i pesti trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso.
“Top-10” trajnerët më të paguar në Serinë A
1-Massimiliano Allegri (Juventus), 7.5 milionë euro
2-Carlo Ancelotti (Napoli), 6.5 milionë euro
3-Luciano Spalletti (Inter), 4.5 milionë euro
4-Eusebio Di Francesco (Roma), 3 milionë euro
5-Gennaro Gattuso (Milan), 2 milionë euro
6-Walter Mazzarri (Torino), 2 milionë euro
7-Sinisa Mihajlovic (Bologna), 1.5 milionë euro
8-Gian Piero Gasperini (Atalanta), 1.4 milionë euro
9-Simone Inzaghi (Lazio), 1.3 milionë euro
10-Stefano Pioli (Fiorentina), 1.1 milionë euro
10-Marco Gianpaolo (Sampdoria), 1.1 milionë euro