Transaksione, tratativa dhe mbi të gjitha rroga. Skadimi i merkatos është shumë pranë, me gongun final të planifikuar për të premten në orën 20:00, që merr me vete debate të ndryshme në lidhje me pagat e futbollistëve.
Nëse kjo fushatë merkatoje ka dërguar në Itali një lider të ri në listën e më të paguarve, me Ronaldo që do të përfitojë 30 milionë euro neto te Juventus, të paktë janë ata që janë përqendruar te trajnerët.
Ai që udhëheq listën e trajnerëve më të paguar në Seria A është Max Allegri, trajneri bardhezi me një pagë vjetore prej 7,5 milionë euro.
Pas tij renditet trajneri i ri i Napoli, Carlo Ancelotti, i cili nga Aurelio De Laurentiis përfiton një rrogë prej 6 milionë euro.
Në vend të tretë të podiumit që Luciano Spalletti, që porsa rinovoi me Inter. Klubi zikaltër i garanton trajnerit pagën prej 4,5 milionë euro në vit.
Në vend të katërt qëndron Di Francesco me 3 milionë euro. Mazzarri surprizon teksa mban vendin e pestë me pagën e tij prej 2,2 milionë.
Vetëm vendi i gjashtë për Gattuso, që te Milan përfiton 2 milioni di euro, i ndjekur nga tekniku i Lazio, Simone Inzaghi me 1,2 milionë euro./telesport/