Kapiteni i Manchester City Vincent Kompany beson se derbi ndaj Manchester United është sfida më e madhe e sezonit.

Dhe lojtari i përfaqësueses belhe insiston se ndeshja do të kishte të njëjtën rëndësi edhe sikur sy skuadrat të mos luftonin për titullin kampion.

Kryesuesit e City-t do të kalonin në avantazh 11 pikë nëse do të mundnin United në Old Trafford të dielën.

Por Kompany, i cili shënoi një golin e fitores në derbin që i dha titullin City-t në 2012, thotë se rivaliteti është më tepër se tri pikët në renditje.

“Sezoni nuk ka rëndësi për mua kur është java e derbit. Trajnerët mundohen të ftohin gjakrat duke deklaruar se është thjesht një ndeshje, por nuk më intereson. Derbi është ndeshja më e rëndësishme në botë.

“Nuk ka rëndësi se në çfarë pozicioni ndodhemi, nëse na duhet një pikë, tri pikë, nuk më intereson, duhet të sigurohemi që të largohemi nga fusha me kokën lart.”

Kompani pranon se disa lojtarë duan të shmangin presionin e derbit lokal.

“Mendoj se është e natyrshme të duash të ulësh pritshmëritë pasi do të hiqte sa do pak presionin, por në rastin tim jam i lumtur të luaj me presion.