Tërbuni vazhdon punën nën drejtimin e trajnerit Sinan Bardhi, i cili për “Panorama Sport” tha: “Kemi afruar disa lojtarë cilësorë, premtues për vazhdimësinë. Merkatoja është e hapur dhe presim një qendërmbrojtës.
Në sulm dhe mesfushë ekipi është i plotësuar. Përgatitjet po i kryejmë në Shkodër dhe nuk na ka munguar mbështetja e kryebashkiakut Rrok Doda, i cili ka garantuar financat dhe u ka kërkuar futbollistëve t’i përgjigjen përkrahjes së tij me rezultate pozitive”.
Drejtori teknik Alfred Pjetri nderkohe eshte duke punuar intensivisht per gjetjen e ketij lojtari, por edhe te ndonje tjetri ne menyre qe skuadra te jete mese e kompletuar ne çdo repart ngaqe objektivat e saj ne sezonin e ri jane shume serioze dhe do te tentoje ngjitjen nje kategori me lart.
Per ta arritur kete gje, sigurisht qe duhet nje organike sa me e plote sepse rivaliteti mendohet te jete i madh me disa skuadra, por trajneri Bardhi eshte i bindur se me punen qe po behet ne stervitje, mbeshtetjen e drejtuesve dhe elementet qe ka ne dispozicion, do ia dalin.
Kujtojme qe kampionati i kategorise se dyte ne te cilin merr pjese Terbuni, do te startoje me 21 shtator dhe ekipet pjesmarrese jane ne pritje te hedhjes se shortit./www.shkodrasport.com/