Vllaznia e basketbollit te meshkujve nuk ia ka dale te shkoje ne finalen e kampionatit. Ne ndeshjen e peste gjysmefinale ndaj Teutes, luajtur mbremjen e djeshme ne pallatin e sportit “Ramazan Njala” te Durresit, kane qene vendasit qe kane fituar 79-70 dhe si rrjedhoje me rezultatin e pergjithshem 3-2 te gjysmefinaleve kane fituar te drejten per te dale ne finale ku do te ndeshen me Beselidhjen.
Por ndeshja e djeshme duket se ka patur shume probleme me arbitrimin dhe ne kampin shkodran ka patur ankesa te vazhdueshme te lojtareve dhe stafit teknik gjate gjithe 40 minutave, por edhe ne perfundim te tyre. Ne lidhje me kete gje, trajneri Damian Bekteshi ne nje prononcim per mediat eshte shprehur:
“U pa shume qarte qe ne fillim se ne nuk po luanim ndaj 5 kundershtareve, por kishim 8 kunder. Kishte disa vendime totalisht te paqartav dhe te padhena per ne ne perioden e katert, ku ndryshoi komplet arbitrimi. Nese do te vazhdonte arbitrimi si ne fillim dhe deri ne fund, nuk kam asnje dyshim qe do ta fitonim kete ndeshje.
Ekipi dha maksimumin dhe jam krenar per keta djem. Nisem nje sezon te veshtire dhe mberritja deri ketu eshte nje sukses, por pse jo te mos shkonim deri ne finale. Por kjo nuk ishte plotesisht ne doren tone dhe u pa qarte”./www.shkodrasport.com/