Kuqeblutë në dy javë përgatitje kanë zhvilluar edhe dy ndeshje miqësore. Të parën, atë të luajtur në Pukë ndaj Teutës e kanë humbur me rezultatin 1-0, autogolit të shënuar nga mbrojtësi Isufi në pjesën e dytë. Duhet thënë se në këtë ndeshje, Vllaznia ka patur shumë mungesa titullarësh në rradhët e saj.
Ndërkohë miqësorja e dytë ka qenë ajo e luajtur pasditen e djeshme (ndonëse jo e plotë) në Fushë- Krujë ndaj Kastriotit dhe që është fituar me rezultatin 1-0 me golin e shënuar nga braziliani Victor Da Silva.
Por këto dy ndeshje nuk do të jenë të vetmet që Vllaznia do të zhvillojë në prag të nisjes së kampionatit të ri. Trajneri Brdariç duke folur në lidhje me këtë temë, është shprehur:
“Sigurisht që ndeshjet miqësore në këtë periudhë janë mëse të domosdoshme dhe ne do të tentojmë të bëjmë edhe 2-3 të tjera para startit të kampionatit.
Planet tona janë që ndeshjen e rradhës ta luajmë të shtunën në Shkodër, por deri tani nuk e kemi të sigurtë 100 për qind por po punojmë për ta siguruar atë”.
www.shkodrasport.com