Stervitja qe zhvillon eshte e larmishme dhe ndonese zgjat shume ne kohe, serish nuk i merzit futbollistet. E kemi fjalen per ekipin e Vllaznise qe nen drejtimin e trajnerit gjermano- kroat Thomas Brdariç duket se ka ndyshuar ne shume drejtime.
Ne stervitje ka seriozitet ne zbatimin e programit stervitor qind per qind, por nga ana tjeter nuk mungon edhe humori dhe shpeshhere ne te perfshihet edhe vete trajneri.
Tek Vllaznia e sivjetme duken shume ndryshime dhe keto per mire. Nje merite e madhe i takon pikerisht numrit 1 te pankines se kesaj skuadre, por ne fakt pjese te rendesishme kane edhe ndryshimet qe kane ndodhur ne klub se fundmi.
Tashme per ekipin ka me shume disponibilet ne shume drejtime. Prej nje muaji ka filluar te funksionoje lavanteria dhe tashme futbollistet i marrin te gatshme rrobat e stervitjes para çdo seance.
Po ashtu, jane tre persona te stafit gjithmone te gatshem per bazen materiale, ujin dhe shume gjera te tjera qe kane te bejne me funksionimin e stervitjes ashtu si duhet. Te gjitha keto ndryshime, i kane bere mire edhe futbollisteve te cilet sterviten plot deshire dhe po behen gati per nisjen e nje sezoni ndryshe./SHKODRA-SPORT.COM/