Një nga lojtarët më të spikatur dhe që pësoi rritje te Vllaznia në sezonin e fundit ishte Ardit Hoxhaj.

Por sezoni i ri nuk ka nisur mirë për vlonjatin, ku për shkak të një dëmtimi humbi dy ndeshjet e para të kampionatit.

Gjithsesi, Hoxhaj e ka lënë pas lëndimin dhe prej ditësh i është bashkuar grupit.

Sulmuesi pritet të jetë gati për Partizanin, por më parë mund të marrë minuta në ndeshjen e Kupës që e luajnë në mesjavë.