Bylis ka triumfuar në shtëpi përballë Vllaznisë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të të Superiores. Sfida që u zhvillua në stadiumin “Adush Muça”, përfundoi 1-0 në favor të ballshiotëve. Në përfundim të këtij dueli ka folur trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdaric.
“Patëm qarkullim topi derisa morëm kartonin e kuq. Ne luajtëm edhe kundër erës dhe disa ekzekutime nuk ishin të sakta. Një situatë ndryshoi gjithë lojën. Dëgjova se nuk ishte karton i kuq, nuk e di pse erdhi ai vendim. Ndryshoi gjithçka. Por nuk duhet të pësojmë kështu golash.
Na duhet Krymi si numër 6 në fushë. Normal që edhe nëse gjërat ndodhin si sot, nëse s’ke mbrojtës të djathtë tjetër, të duhen opsione. Pas ndeshjes mund të mendosh ndryshe, por ishim të bindur se edhe me një lojtar më pak mund të bënim shumë mirë. Në fund kishim 2-3 mundësi për të barazuar ndeshjen. Por nuk kishim eksperiencën për të bërë diçka ndryshe dhe për të marrë 1 pikë në fund.
Kishim mundësi, fatkeqësisht nuk ia dolëm që të shënonim. Bylis ka objektiv, siç kemi edhe ne. Definitivisht ishte e vështirë me një lojtar më pak, por duhet të qëndrojmë pozitiv. Pas kësaj ndeshje të nxjerrim konkluzione dhe kemi objektiva për ndeshjet e tjera, na duhen pikë të tjera për të marrë.
Ishte goli i shpejtë që pësuam në pjesën e dytë, diçka që na prishi planet, por duhet të mbrojmë më mirë. Da Silva bëri sot diferencën. Ne humbëm pikë, nuk ia dolëm që të shënonim apo të mbanim portën e paprekur, kjo duhet rregulluar që ndeshjen tjetër të bëjmë më mirë”, është shprehur Brdaric.